Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë, për pozicionin “sekretare ”, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm .
- Postuar më, 15/03/2022
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Neni 25, pika 1, 2, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16,17,18, dhe 21, 24 ,
Komisioni i Brendshëm i ngritur me Urdhërin nr.prot. 717/6, datë 07.03.2022 përfundoi procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë fitues pasi, kandidati i kualifikuar nuk mori të paktën 70 pikë (70% të pikëve).
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.