Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë për pozicionin “Drejtor i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës”, në Institutin Parlamentar.
- Postuar më, 07/04/2022
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26, pika 1 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” pika 20 , 21, dhe pika 24, Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele, i ngritur me shkresën nr.prot.1080/5 , datë 29.03.2022 për pozicionin “Drejtor i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës”, në Institutin Parlamentar, përfundoi procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë fitues, pasi kandidati i kualifikuar nuk mori të paktën 70 pikë (70% të pikëve).
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 1 dhe 6, konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Ngritje në detyrë”.