NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 12/05/2022

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “sekretar për komisionet” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.

 

Paga është e kategorisë III-b.

b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         T’u japë mbështetje teknike të specializuar, si dhe mbështetje administrative komisioneve të përhershme parlamentare, komisioneve të posaçme, nënkomisioneve, apo grupeve të punës pranë tyre.

·         Të shpërndajë në komision për deputetët projektligjet, të gjithë korrespondencën që i ka ardhur secilit, si dhe dërgesat e komisionit për institucionet e tjera.

·         Të organizojë lajmërimin e deputetëve që janë anëtarë të komisionit apo nënkomisionit, duke u dhënë informacion rreth vendit, datës, orës kur do të zhvillohet mbledhja, si dhe rendin e ditës.

·         Të sigurojë dhe të mbështesë teknikisht pjesëmarrjen e specialistëve apo drejtuesve të dikastereve në mbledhje të komisionit për shqyrtimin e projektligjeve, për seancat dëgjimore, si dhe në seancat parlamentare, për të mbrojtur projektligjet.

·         Të japë në bashkëpunim me këshilltarin e komisionit asistencë teknike për përgatitjen e projekt-programit dhe kalendarit të punës së komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit. Mbas miratimit të tyre në komision, t’i dorëzojë ato në drejtori.

·         Të bashkëpunojë me bibliotekën për informacionin e ri që mund të sigurojë për deputetët, lidhur me shqyrtimin e projektligjeve apo për çështje të tjera.

·         Të mbajë procesverbalin e mbledhjes së komisionit, të redaktojë përmbajtjen e tij kur vëren pasaktësi, sipas kërkesave të Rregullores së Kuvendit, dhe ta paraqesë atë për miratim në komision dhe ta kalojë në mënyrë elektronike për t’u futur në faqen e internetit.

·         Të mbajë dhe të plotësojë me përgjegjësi formularin ku shënohet prania e deputetëve në mbledhje, të hartojë përmbledhësen mujore të mungesave dhe ta dorëzojë atë në Shërbimin e Trajtimit të Deputetëve.

·         Të japë informacione në drejtori, si dhe në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun për mbledhjet e komisionit, për gjithçka që shqyrtohet e vendoset, për takimet që zhvillohen apo aktivitete të tjera.

·         Të sistemojë dhe të dorëzojë në drejtori dosjet me materialet që shqyrtohen në komision.

·         Të kryejë detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ, për t kryer sekretarinë e komisioneve hetimore, Keshillit te Rregullores dhe Mandateve dhe Këshillit t Legjislacionit.

Marrëdhëniet organizative

Sekretari për komisionet e përhershme është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve. Sekretari për Komisionet e Përhershme raporton në mënyrë të vazhdueshme te Drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe në mënyrë joadministrative te Kryetari i Komisionit të përhershëm.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional/ shkencor, në jurisprudence/ekonomi/shkenca shoqërore/shkenca politike/gjuhe te huaja.

·         Të ketë eksperiencë të gjerë në menaxhimin e zyrës dhe kohës së punës.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point, etj.

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit ( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 23.05.2022.

dh) Në datën 24.05.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet  në datën 01.06.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 07.06.2022.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka (1) një vend të lirë pune, në pozicionin “sekretar për Komisionet”, në Shërbimin e Komisioneve:

a) Paga është e kategorisë III-b.

ç)  Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;

·       Të jetë shtetas shqiptar.

·        Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·        Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·        Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·        Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·      Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës

·         T’ju japë mbështetje teknike të specializuar, si dhe mbështetje administrative komisioneve të përhershme parlamentare, komisioneve të posaçme, nënkomisioneve, apo grupeve të punës pranë tyre.

·         Të shpërndajë në komision për deputetët projektligjet, të gjithë korrespondencën që i ka ardhur secilit, si dhe dërgesat e komisionit për institucionet e tjera.

·         Të organizojë lajmërimin e deputetëve që janë anëtarë të komisionit apo nënkomisionit, duke u dhënë informacion rreth vendit, datës, orës kur do të zhvillohet mbledhja, si dhe rendin e ditës.

·         Të sigurojë dhe të mbështesë teknikisht pjesëmarrjen e specialistëve apo drejtuesve të dikastereve në mbledhje të komisionit për shqyrtimin e projektligjeve, për seancat dëgjimore, si dhe në seancat parlamentare, për të mbrojtur projektligjet.

·         Të japë në bashkëpunim me këshilltarin e komisionit asistencë teknike për përgatitjen e projekt-programit dhe kalendarit të punës së komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit. Mbas miratimit të tyre në komision, t’i dorëzojë ato në drejtori.

·         Të bashkëpunojë me bibliotekën për informacionin e ri që mund të sigurojë për deputetët, lidhur me shqyrtimin e projektligjeve apo për çështje të tjera.

·         Të mbajë procesverbalin e mbledhjes së komisionit, të redaktojë përmbajtjen e tij kur vëren pasaktësi, sipas kërkesave të Rregullores së Kuvendit, dhe ta paraqesë atë për miratim në komision dhe ta kalojë në mënyrë elektronike për t’u futur në faqen e internetit.

·         Të mbajë dhe të plotësojë me përgjegjësi formularin ku shënohet prania e deputetëve në mbledhje, të hartojë përmbledhësen mujore të mungesave dhe ta dorëzojë atë në Shërbimin e Trajtimit të Deputetëve.

·         Të japë informacione në drejtori, si dhe në Shërbimin e Marrëdhënieve me Publikun për mbledhjet e komisionit, për gjithçka që shqyrtohet e vendoset, për takimet që zhvillohen apo aktivitete të tjera.

·         Të sistemojë dhe të dorëzojë në drejtori dosjet me materialet që shqyrtohen në komision.

·         Të kryejë detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ, për t kryer sekretarinë e komisioneve hetimore, Keshillit te Rregullores dhe Mandateve dhe Këshillit t Legjislacionit.

 

Marrëdhëniet organizative

Sekretari për komisionet e përhershme është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Shërbimit të Komisioneve. Sekretari për Komisionet e Përhershme raporton në mënyrë të vazhdueshme të Drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe në mënyrë joadministrative te Kryetari i Komisionit të përhershëm.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudence/ekonomi/shkenca shoqërore/shkenca politike/gjuhe te huaja.

·         Të ketë eksperiencë të gjerë në menaxhimin e zyrës dhe kohës së punës.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point, etj.

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

·         Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit ( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 27.05.2022.

f) Në datën 08.06.2022 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 17.06.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 28.06.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.