Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele”, për konkursin “Shef Sektori” në Shërbimin e Bashkëpunimit Dypalësh

  • Postuar më, 20/05/2022

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin “Shef Sektori” në Shërbimin e Bashkëpunimit Dypalësh, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 09.05.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

 Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”