NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 26/05/2022

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015(i ndryshuar), “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor i Shërbimit të Seancës Plenare”, pranë Shërbimit Legjislativ.                                                  

a)      Kategoria e pagës II-a.

 b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të organizojë punën për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi të jetë konsultuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm (njoftimi zyrtar/elektronik, materialet, reflektimi i kërkesave të KM, etj).

·         Të përgatisë projektprogramin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe, pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë raportim me shkrim për shkallën e realizimit të kalendarit 3 javor në mbyllje të tij.

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike Konferencës së Kryetarëve, Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe si dhe anëtarëve të Kuvendit në seancë plenare.

·        Të kujdeset dhe të mbikëqyrë respektimin e procedurave parlamentare para dhe gjatë zhvillimit të seancës plenare.

·         Të ndjekë respektimin e Rregullores lidhur me publikimin e rendit të ditës të seancës plenare të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e saj.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin, aktet e nevojshme (urdhra/vendime) për thirrjen e mbledhjes së organeve drejtuese të Kuvendit dhe mbledhjen e seancës plenare.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin, aktet e Kuvendit për procedurën e përshpejtuar, ndryshimin e rendit të ditës dhe dekretet për emërim/shkarkim ministri etj.

·     Të monitorojë regjistrimin e projektakteve dhe kërkesave proceduriale që depozitohen në Kuvend dhe pasi të marrë shënimin e Kryetarit, të organizojë procedurat parlamentare për shumëfishimin e shpërndarjen e tyre për komisionet e përhershme dhe për fillimin e shqyrtimit, sipas planifikimit në program e kalendar. 

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike, në bashkëpunim dhe në koordinim me Këshilltarin e Byrosë së Kuvendit, Sekretariatit të Procedurave Parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministrinë që mbulon çështjet e parlamentit për programimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit në seancë plenare dhe në komisionet parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministritë dhe institucione të tjera për të siguruar pjesëmarrjen e drejtuesve të tyre në seancat parlamentare.

·         Të administrojë dhe të japë në kohën e duhur dhe në mënyrë të sistemuar të dhënat lidhur me procedurat parlamentare dhe veprimtarinë e seancave plenare.

·       Të përcaktojë personin përgjegjës dhe të monitorojë përgatitjen e dosjes së seancës plenare për Kryetarin dhe drejtuesit e seancës me dokumentacionin parlamentar sipas rendit të ditës të seancës plenare, si dhe të konsultohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm për çështje që kanë të bëjnë me të.

·         Të organizojë dhe të drejtojë shërbimin në seancë plenare për Kryetarin, drejtuesit e seancës dhe deputetët me anën e sekretarëve të seancave, si dhe ndihmën teknike e juridike për drejtimin e seancës.

·         Të informojë, sipas kërkesës, nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Legjislacionit, Kryetarin e Kuvendit si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për problemet që dalin, të kërkojë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

·         Të mbikëqyrë punën për përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet në seancë plenare sipas rendit të ditës (mbledhjen, shumëfishimin dhe shpërndarjen në sallë).

·      Të mbikëqyrë mbajtjen e regjistrit elektronik të projektligjeve dhe publikimin e dokumentacionit parlamentar të Shërbimeve Legjislative në faqen zyrtare të Kuvendit në internet.

·         Të organizojë ndarjen e detyrave brenda shërbimit, në përputhje me Manualin e Përshkrimit të Detyrave të çdo pozicioni.

·     Të caktojë personin përgjegjës dhe të ndjekë depozitimin në arkiv të dokumenteve parlamentare që miratohen në seancë plenare dhe dokumenteve të tjera që kanë lidhje me to, në përputhje me përcaktimet dhe afatet e parashikuara në Rregulloren e Arkivës.

·         Të kontrollojë performancën e stafit dhe të bëjë vlerësimin e rezultateve në punë të punonjësve të Shërbimit të Seancës Plenare.

·         Të kryejë analiza pune për realizimin e detyrave, në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit.

·         Të bashkëpunojë me shërbimet e tjera të Administratës së Kuvendit.

·         Të kryejë detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit të Seancës Plenare është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ.

Drejtori i Shërbimit të Seancës Plenare raporton tek eprori i drejtpërdrejtë, Sekretari i Përgjithshëm, dhe, kur kërkohet, te Kryetari i Kuvendit.

Drejtori i Shërbimit të Seancës ka në varësi të drejtpërdrejtë këshilltarin e seancës plenare, sekretarin për seancat plenare, specialistin për seancat, specialistin jurist për seancat, përgjegjësin e shumëfishimit dhe punonjësin e shumëfishimit.

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme  drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)       të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kriteret e vendit të punës:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master  shkencor,  në jurisprudencë;

·         Të ketë kryer edhe studime pasuniveristare, Master;

·         Të ketë përvojë në punë dhe eksperiencë profesionale mbi 7 vjet në fushën e legjislacionit.

·         Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi, menaxhimi dhe koordinimi.

·         Të ketë aftësi të realizojë punë me standard të lartë dhe me pritshmëri të qartë, duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·         Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE-së.

·    Të ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi dhe të bashkëpunojë me shërbimet e tjera.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 06.06.2022, (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 07.06.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

- Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 20.06.2022, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 21.06.2022.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve që kanë marrë 70 pikë (70% të pikëve) do të shpallet në datën 28.06.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni në numërin e telefonit 2278 270 dhe 2278 425, ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015( i ndryshuar), “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor i Shërbimit të Seancës Plenare”, pranë Shërbimit Legjislativ.

a)            Kategoria e pagës II-a.

    b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·          Të organizojë punën për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi të jetë konsultuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm (njoftimi zyrtar/elektronik, materialet, reflektimi i kërkesave të KM, etj).

·         Të përgatisë projektprogramin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe, pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, në bashkëpunim me drejtuesit e shërbimeve të tjera legjislative dhe ministrinë që mban lidhjet me Kuvendin dhe pasi të marrë aprovimin e drejtorit të përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm, ta paraqesë tek Kryetari i Kuvendit dhe t’ia kalojë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve për diskutim dhe miratim.

·         Të përgatisë raportim me shkrim për shkallën e realizimit të kalendarit 3 javor në mbyllje të tij.

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike Konferencës së Kryetarëve, Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe si dhe anëtarëve të Kuvendit në seancë plenare.

·         Të kujdeset dhe të mbikëqyrë respektimin e procedurave parlamentare para dhe gjatë zhvillimit të seancës plenare.

·         Të ndjekë respektimin e Rregullores lidhur me publikimin e rendit të ditës të seancës plenare të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e saj.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin, aktet e nevojshme (urdhra/vendime) për thirrjen e mbledhjes së organeve drejtuese të Kuvendit dhe mbledhjen e seancës plenare.

·         Të përgatisë, në bashkëpunim me këshilltarin, aktet e Kuvendit për procedurën e përshpejtuar, ndryshimin e rendit të ditës dhe dekretet për emërim/shkarkim ministri etj.

·         Të monitorojë regjistrimin e projektakteve dhe kërkesave proceduriale që depozitohen në Kuvend dhe pasi të marrë shënimin e Kryetarit, të organizojë procedurat parlamentare për shumëfishimin e shpërndarjen e tyre për komisionet e përhershme dhe për fillimin e shqyrtimit, sipas planifikimit në program e kalendar.

·         T’i japë mbështetje të specializuar teknike dhe juridike, në bashkëpunim dhe në koordinim me Këshilltarin e Byrosë së Kuvendit, Sekretariatit të Procedurave Parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministrinë që mbulon çështjet e parlamentit për programimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit në seancë plenare dhe në komisionet parlamentare.

·         Të mbajë lidhje dhe të koordinojë punën me ministritë dhe institucione të tjera për të siguruar pjesëmarrjen e drejtuesve të tyre në seancat parlamentare.

·         Të administrojë dhe të japë në kohën e duhur dhe në mënyrë të sistemuar të dhënat lidhur me procedurat parlamentare dhe veprimtarinë e seancave plenare.

·         Të përcaktojë personin përgjegjës dhe të monitorojë përgatitjen e dosjes së seancës plenare për Kryetarin dhe drejtuesit e seancës me dokumentacionin parlamentar sipas rendit të ditës të seancës plenare, si dhe të konsultohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarin e Përgjithshëm për çështje që kanë të bëjnë me të.

·         Të organizojë dhe të drejtojë shërbimin në seancë plenare për Kryetarin, drejtuesit e seancës dhe deputetët me anën e sekretarëve të seancave, si dhe ndihmën teknike e juridike për drejtimin e seancës.

·         Të informojë, sipas kërkesës, nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Legjislacionit, Kryetarin e Kuvendit si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për problemet që dalin, të kërkojë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

·         Të mbikëqyrë punën për përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet në seancë plenare sipas rendit të ditës (mbledhjen, shumëfishimin dhe shpërndarjen në sallë).

·       Të mbikëqyrë mbajtjen e regjistrit elektronik të projektligjeve dhe publikimin e dokumentacionit parlamentar të Shërbimeve Legjislative në faqen zyrtare të Kuvendit në internet.

·         Të organizojë ndarjen e detyrave, brenda shërbimit në përputhje me Manualin e Përshkrimit të Detyrave të çdo pozicioni.

·      Të caktojë personin përgjegjës dhe të ndjekë depozitimin në arkiv të dokumenteve parlamentare që miratohen në seancë plenare dhe dokumenteve të tjera që kanë lidhje me to, në përputhje me përcaktimet dhe afatet e parashikuara në Rregulloren e Arkivës.

·         Të kontrollojë performancën e stafit dhe të bëjë vlerësimin e rezultateve në punë të punonjësve të Shërbimit të Seancës Plenare.

·         Të kryejë analiza pune për realizimin e detyrave, në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit.

·         Të bashkëpunojë me shërbimet e tjera të Administratës së Kuvendit.

·         Të kryejë detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit të Seancës Plenare është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ.

Drejtori i Shërbimit të Seancës Plenare raporton tek eprori i drejtpërdrejtë, Sekretari i Përgjithshëm, dhe, kur kërkohet, te Kryetari i Kuvendit.

Drejtori i Shërbimit të Seancës ka në varësi të drejtpërdrejtë këshilltarin e seancës plenare, sekretarin për seancat plenare, specialistin për seancat, specialistin jurist për seancat, përgjegjësin e shumëfishimit dhe punonjësin e shumëfishimit.

 

 Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;

-Të jetë shtetas shqiptar

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme drejtuese”;

b)          të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)            të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kriteret e vendit të punës:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master  shkencor,  në jurisprudencë;

·         Të ketë kryer edhe studime pasuniveristare, Master;

·         Të ketë përvojë në punë dhe eksperiencë profesionale mbi 7 vjet në fushën e legjislacionit.

·         Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi, menaxhimi dhe koordinimi.

·         Të ketë aftësi të realizojë punë me standard të lartë dhe me pritshmëri të qartë, duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.

·         Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE-së.

·    Të ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi dhe të bashkëpunojë me shërbimet e tjera. 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit ( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues, të mos ketë  masë displinore ne fuqi dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 10.06.2022.

dh) Në datën 29.06.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen me telefon ose e-mail.

 -Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, Brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 08.07.2022, në mjediset e Kuvendit, në orën 10.00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperiencë, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

-Kandidatët do të njoftohen me telefon ose e-mail për rezultatin e Konkursit.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, Brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve që kanë marrë 70 pikë (70% të pikëve) do të shpallet në datën 18.07.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.