NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Postuar më, 26/05/2022
A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015(i ndryshuar), “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;
Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: Drejtor i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ.
a) Kategoria e pagës II-a.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të organizojë punën në shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit.
· Të ndjekë zbatimin me cilësi dhe në kohë të detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit Legjislativ.
· Të përgatisë dhe koordionojë dhënien e mendimeve të specializuara juridike për komisionet e përhershme të Kuvendit, për projektligjet, aktet e tjera normative të cilat i janë paraqitur për shqyrtim dhe diskutim Kuvendit, lidhur me:
a) përputhshmërinë e tyre me acquis communautaire të BE, si dhe
b) shkallën e përafrimit të legjislacionit të zbatuar në projektin e paraqitur;
c) përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).
· Të propozojë tek Kryetari i Kuvendit kthimin te nismëtari të projektligjeve të depozituara në Kuvend, të cilat kanë për synim përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, në rastet kur relacioni shpjegues që shoqëron projektligjin nuk përmban vlerësimin e harmonizimit të tij me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ky propozim behet perpara se te projektligji te perfshihet ne programin e punes dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit.Te propozoje tek Kryetari i Komisionit, kthimin e projektligjit qe ka per objekt perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate te BE, kur konstaton qe projektligji ne brendine e tij ka mangesi dhe probleme thelbesore me acquiss communautaire te BE, me te cilen sipas relacionit shoqerues eshte synuar perafrim i plote apo i pjesshem.
· Të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën me drejtuesit e shërbimeve/njësive të tjera të Kuvendit për çështjet e përafrimit të legjislacionit dhe vecanerisht me sherbimin juridik, sherbimin e komisioneve dhe sherbimin e kerkimit shkencor.
· Sipas orientimit dhe drejtimit të Serketarit të Përgjithshëm, të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën, me drejtuesit e shërbimeve/njësive të tjera të Kuvendit për përgatitjen e raporteve lidhur me procesin e Integrimit Europian.
· Nën drejtimin dhe orientimin e Serketarit të Përgjithshëm, të vendosë lidhje të drejtpërdrejta dhe të bashkëpunojë me Ministrinë e Integrimit dhe me njësitë e integrimit Europian në ministritë e tjera të linjës për çështje që lidhen me përafrimin e legjislacionit.
· Sipas orientimit dhe drejtimit të Sekretarit të Përgjithshëm, të mbajë lidhje me organizmat ndërkombëtarë, organet homologe të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare/kandidate të Bashkimit Europian lidhur me çështjet e përafrimit të legjislacionit.
Marrëdhëniet organizative
Drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit raporton direkt te drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ. Drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit, gjithashtu, raporton, edhe tek Sekretari i Përgjithshëm ndër të tjera veçanërisht për funksione që ai kryen si drejtues i njësisë së integrimit europian.
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme drejtuese”;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kriteret e vendit të punës:
· Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;
· Të ketë kryer edhe studime pasuniversitare, Master;
· Të ketë njohuri shumë të mira dhe ekspertiece mbi 5 vjet në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
· Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE
· Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 06.06.2022, (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.
dh) Në datën 07.06.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
- Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.
-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 20.06.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 21.06.2022.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
gj) Lista e fituesve që kanë marrë 70 pikë (70% të pikëve) do të shpallet në datën 28.06.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..
Për sqarime, mund të kontaktoni në numërin e telefonit 2278 270 dhe 2278 425, ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:
B- Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015( i ndryshuar), “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin Drejtor i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ.
a) Kategoria e pagës II-a.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të organizojë punën në shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit.
· Të ndjekë zbatimin me cilësi dhe në kohë të detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Shërbimit Legjislativ.
· Të përgatisë dhe koordionojë dhënien e mendimeve të specializuara juridike për komisionet e përhershme të Kuvendit, për projektligjet, aktet e tjera normative të cilat i janë paraqitur për shqyrtim dhe diskutim Kuvendit, lidhur me:
a) përputhshmërinë e tyre me acquis communautaire të BE, si dhe
b) shkallën e përafrimit të legjislacionit të zbatuar në projektin e paraqitur;
c) përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).
· Të propozojë tek Kryetari i Kuvendit kthimin te nismëtari të projektligjeve të depozituara në Kuvend, të cilat kanë për synim përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, në rastet kur relacioni shpjegues që shoqëron projektligjin nuk përmban vlerësimin e harmonizimit të tij me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ky propozim behet perpara se te projektligji te perfshihet ne programin e punes dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit.Te propozoje tek Kryetari i Komisionit, kthimin e projektligjit qe ka per objekt perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate te BE, kur konstaton qe projektligji ne brendine e tij ka mangesi dhe probleme thelbesore me acquiss communautaire te BE, me te cilen sipas relacionit shoqerues eshte synuar perafrim i plote apo i pjesshem.
· Të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën me drejtuesit e shërbimeve/njësive të tjera të Kuvendit për çështjet e përafrimit të legjislacionit dhe vecanerisht me sherbimin juridik, sherbimin e komisioneve dhe sherbimin e kerkimit shkencor.
· Sipas orientimit dhe drejtimit të Serketarit të Përgjithshëm, të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën, me drejtuesit e shërbimeve/njësive të tjera të Kuvendit për përgatitjen e raporteve lidhur me procesin e Integrimit Europian.
· Nën drejtimin dhe orientimin e Serketarit të Përgjithshëm, të vendosë lidhje të drejtpërdrejta dhe të bashkëpunojë me Ministrinë e Integrimit dhe me njësitë e integrimit Europian në ministritë e tjera të linjës për çështje që lidhen me përafrimin e legjislacionit.
· Sipas orientimit dhe drejtimit të Sekretarit të Përgjithshëm, të mbajë lidhje me organizmat ndërkombëtarë, organet homologe të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare/kandidate të Bashkimit Europian lidhur me çështjet e përafrimit të legjislacionit.
· Marrëdhëniet organizative
Drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit raporton direkt te drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ. Drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit, gjithashtu, raporton, edhe tek Sekretari i Përgjithshëm ndër të tjera vecanërisht për funksione që ai kryen si drejtues i njësisë së integrimit europian.
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
-Të jetë shtetas shqiptar
-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
-Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme drejtuese”;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kriteret e vendit të punës:
· Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;
· Të ketë kryer edhe studime pasuniversitare, Master;
· Të ketë njohuri shumë të mira dhe ekspertiece mbi 5 vjet në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
· Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE
· Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues, të mos ketë masë displinore ne fuqi dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .
d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 10.06.2022.
dh) Në datën 29.06.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen me telefon ose e-mail.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, Brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 12.07.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10.00.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperiencë, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
-Kandidatët do të njoftohen me telefon ose e-mail për rezultatin e Konkursit.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, Brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
gj) Lista e fituesve që kanë marrë 70 pikë (70% të pikëve) do të shpallet në datën 19.07.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4, Tiranë.